Motra e Loredanës sjell pamje nga pushimet në Dubai

Këngëtari Gent Fatali ka zgjedhur Dubain për disa ditë pushime me të dashurën e tij, Rozafën.

Çifti është i rezervuar dhe i kursejnë fotot së bashku në rrjetet sociale, megjithatë secili ka postuar foto nga i njëjti vend, në rrjetin social “Instagram”.

Në Emiratet e Bashkuara Arabe, artisti festoi edhe ditëlindjen e tij, bashkë me Rozafën.

Ndërkohë, kohët e fundit, këngëtari nuk ka publikuar këngë të re, por mbetet për t’u parë çfarë ka rezervuar për këtë sezon veror.