Web Analytics

Motra e Oltes zbulon detaje të fshehta – Përse nuk ndiqen në Instagram njera me tjetren

Botuar nga: InfoKosova

Gerta Gixhari, motra e Oltës, gjatë kohës që aktorja ishte pjesë e shtëpisë së “BBVIP”, ka pasur “misionin” e vështirë që të mbronte lojën dhe strategjitë e saj në intervistat dhe studiot televizive dhe le të themi që kjo nuk ka qenë aspak e lehtë duke marrë parasysh rivalitetin e Oltën me Luizin.

Ndërkohë, gjatë gjithë kësaj periudhe, ajo është përballur shpesh edhe me pyetjet për marrëdhënien e aluduar si jo të mirë mes tyre, nisur edhe nga fakti që nuk ndiqeshin në Instagram.

E ftuar në “Natën me Aulonën”, moderatorja ka rrëfyer mjaft detaje nga karriera, jeta e saj personale dhe shumë të tjera, ndërsa është ndalur edhe tek raporti me të motrën, duke treguar se në fakt ato nuk ndiqen në Instagram prej vtiesh, për arsye që nuk kanë ardhur së fundmi dhe nëse do ta bënin sërish “follow” njëra-tjetrën, pikërisht tani, do të dukej sikur ishin zënë apo kishin pasur konfikt mes tyre.

“Ka vite që ne nuk jemi follow.

Shumë vite.

Nuk është se ka ndodhur tani.

Nëse bëhemi follow do duket sikur ishim zënë dhe jemi pajtuar.

Nuk ka ndonjë vlerë.

Plus i kemi të dyja të hapur profilet.

Përderisa erdhi direkt nga spektakli në shtëpinë time, kishte nevojë për atë përqafimin, për miratimin tim.

Shenjë falenderuese është edhe ajo.

Nuk pranon që t’i bëj asnjë kritikë.

Sepse tani ajo nuk e ka idenë se çfarë ka ndodhur.

Gjithmonë mendon se situata ka qenë siç po e përjeton ajo.

Po përjeton një situatë shumë të mirë, të gjithë e duan, kanë dëshirë ta takojnë”– u shpreh Gerta, duke treguar kështu se cdo gjë mes tyre është shumë mirë dhe nuk ka aspak konflikte mes motrave.

Të FUNDIT