Njëra nga banoret më të pëlqyera nga publiku shqiptar në shtëpinë e “Big Brother Vip” padyshim që ishte Sarah Berisha.
Sarah me energjinë e saj arriti që për javë të tëra të marr zemrat e të gjithëve, gjatë qëndrimit në BBV, ajo krijoi edhe lidhje dashurie me Dj Pm, me të cilin po vazhdojnë njohjen edhe pas daljes.
Ajo ka përmendur edhe motrën e saj, Ditean, për të cilën thoshte se e ka pikë të dobët, mirëpo, pas suksesit të Sarës, a do të bëhet edhe e motra pjesë e këtij formati?
Në një pyetësor të bërë në Instagram, ajo është pyetur nëse do të bëhej pjesë e Big Brother 2 dhe ajo është shprehur: “Nëse do më vijë ftesa pse jo”.
Shiko videon: