Web Analytics
BallinaUncategorizedMotrat binjake, njëra e bardhë dhe tjetra e zezë, mahnitin rrjetet sociale

Motrat binjake, njëra e bardhë dhe tjetra e zezë, mahnitin rrjetet sociale

Nganjëherë dallimet me të vërtetë mund të tërheqin.

Këto dy binjake nga Anglia janë shumë më ndryshe se binjaket e tjera – njëra është e bardhë dhe tjetra është e zezë.

Donna Aylmer dhe burri i saj ishin gëzuar kur kishin kuptuar se ajo ishte shtatzënë dhe do të lindte binjakë – por ishin tronditur pas lindjes së tyre.

Një foshnje ishte e bardhë dhe tjetra ishte e zezë.

Edhe sot e kësaj dite, njerëzit e kanë të vështirë ta besojnë se ato janë binjake.

Lucy ka lëkurë të bardhë me pikëza, sy të kaltër dhe flokë të kuqe, por motra e saj binjake Maria është e zezë, ka sy kafe dhe flokë të zeza.

Nëna e motrave binjake është e zezë, ndërsa babai është i bardhë.

Duke u rritur, askush nuk e besonte dot se ato ishin motra binjake.

“Ata mendonin se unë jam e adoptuar”, tha Lucy.

Ndërkohë, Marias gjithmonë i kishin pëlqyer flokët e Lucyt.

“Dikur qaja. I urrej flokët e mia kaçurrele”, shpjegoi ajo.

Tani të rritura, ato duken edhe më ndryshe.

Shiko Videon:

Rrjetet Sociale

630,781FansaPëlqeje
28,195NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit