Mozzik me foto të Kadri Veselit uron Ditën e Çlirimit: Pas vështirësisë vjen lehtësimi

Mozzik është njëri ndër reperët e paktë që mbështesin parti politike.

Ai ka treguar gjithmonë hapur mbështetjen e madhe për Partinë Demokratike të Kosovës, dhe sidomos për ish presidentin, Hashim Thaçi dhe ish kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin.

Mozzik pak kohë më parë ka vizituar ish krerët e UÇk-së të cilët po mbahen në Hagë, e sot në Ditën e Çlirimit të Kosovës, reperi ka uruar me një fotografi të vjetër të Kadri Veselit.

Reperi ka treguar se çfarë i kishte thënë Veseli gjatë vizitës së tij atje “Rëndë po e paguan çmimin o Lul, por pas vështirësisë vjen lehtësimi”, ka shkruar ndër të tjera reperi./Lajmi.net/