Web Analytics
BallinaLAJMEMuja thotë se në Qeverinë Kurti është ulur shkalla e papunësisë dhe...

Muja thotë se në Qeverinë Kurti është ulur shkalla e papunësisë dhe janë hapur mijëra vende të reja pune

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, të mërkurën ka publikuar një grafikë me të dhëna nga Agjencia e Statistikave të Kosovës lidhur me numrin e të punësuarve dhe shkallën e papunësisë, ku është bërë një krahasim mes tremujorit të tretë nga viti 2016 deri më 2021.

Në llogarinë e tij në Facebook, Muja ka shkruar se numri i të punësuarve nën qeverisjen e Albin Kurtit ka arritur në 414 mijë e 705, ndërsa shkalla e papunësisë është ulur për 17.7 për qind.

Po ashtu, sipas tij, gjatë vitit të kaluar janë raportuar rreth 32 mijë vende pune krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019.

“Indikatorët kryesorë të tregut të punës: numri i të punësuarve gjatë tremujorit të tretë 2021 ka arritur në 414,705, ndërsa shkalla e papunësisë është ulur në 17.7% (ASK, 2022)”, ka shkruar deputeti Muja.

“Gjatë vitit 2021 janë raportuar rreth 32,000 vende pune më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019. Shkalla e papunësisë është ulur nga 24.6 në 17.7%”. /Telegrafi/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit