“Mund të flemë bashkë kur…”/ Cili është kushti i Lei Krajës për partnerin

Moderatorja e sportit, Lei Kraja, tërheq gjithnjë vëmendjen jo vetëm me linjat trupore terheqese në rrjetet e saj sociale, por edhe me jetën e saj personale, për të cilën fansat kanë shumë kuriozitet.

 

Ajo ka folur së fundmi në emisionin “Ditë pas Dite”, ku është bashkëprezantuese së bashku me Fjodora Fjorën, në lidhje me temën e rutinës në çift.

“Çiftet duhet të flenë në krevate të ndarë për t’ju larguar rutinës”- ishte tema, e bazuar në një studim, teksa u pyet për mendimin e saj, Lei Kraja tha mes të qeshurash se sipas saj “kur sillet mirë” mund të flenë së bashku, kur nuk sillet mirë jo.

“Unë them edhe vetëm edhe bashkë, me variacione pse jo, një javë mirë, kur sillet mirë, një javë jo, po se edhe sjellja duhet”– tha moderatorja.