Mungesë zarfash për votim me kusht në Fakultetin e Filologjisë, as pas 3 orësh nuk gjendet zgjidhje

Në qendrën e votimit tek Fakulteti Filologjik në vendvotimin 1906 e/ 22 D, ka mungesë të zarfeve të cilët shërbejnë për ata që votojnë me kusht.

Një zyrtar në këtë qendër të votimit ka treguar se ka tre orë që e kanë lajmëruar këtë mungesë zarfesh, megjithatë ende nuk është bërë zgjidhje.

Shumë qytetarë janë kthyer prapa nga aty, shkaku i pamundësisë për të votuar me kusht./Express/