Muriqi: Po jetojmë në ditët kur futbolli dhe golat nuk kanë vlerë

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka dhënë një deklaratë për faqen zyrtare të Fenerbahçes pas ndeshjes ndaj Antalyasporit.

Ndeshja e Superligës turke përfundoi 2:2, ndërsa Muriqi shënoi golin e parë.

Muriqi pas golit ka bërë përshëndetje ushtarake në nderim të ushtarëve turq që humbën jetën në Idlib të Sirisë.

“Po jetojmë në ditët kur futbolli dhe golat nuk vlejnë asgjë.

Ushtarët tanë heronj janë martirizuar në Iblid.

U shpreh ngushëllime familjeve”, ka thënë Muriqi në fillim të prononcimit.

“E kemi ditur se do të jetë ndeshje e vështirë kur kemi dalë në fushë.

Ndonjëherë nuk mund të nxjerrim fjalët nga goja.

Ka shumë gjëra më të rëndësishme se futbolli.

Shpresoj që mos të humbim jetë të tjera.

U dëshiroj të gjithë njerëzve tanë, të gjithë ushtarëve, jetë të gjatë.

Shpresoj të jetojmë pa telashe, pa incidente”, ka shtuar Muriqi.

Ai kishte katër ndeshje pa gol në Superligën turke.

“Vazhdoj të shënoi çdo katër-pesë ndeshje.

Nëse ekipi nuk fiton, nuk ka rëndësi nëse shënoi gol.

Kjo ndodhi sot.

Për fat të keq unë shënova por ekipi dështoi.

Goli për mua nuk do të thotë shumë”, ka thënë Muriqi.