Mustafa: Albin Kurti deshi të bëhej “sundimtar” absolut

Kryetari i LDK-së , Isa Mustafa në emisonin Rubikon në Klan Kosova ka folur më gjerësisht mbi prishjen e koalicionit LDK-LVV.

Mustafa ka theksuar se Kurti deshit të bëhej një sundimtar absolut në qeverisje.

“Ministrat kanë të drejtë të japin mendimet e tyre përderisa nuk ka një vendim të Qeverisë.

Nese zoti Kurti e sheh veten si sundimtar dhe kryeministër absolut , kjo është çështje e lidershipit të partisë së tij dhe kjo bie ndesh me mënyrën  tonë si mendojmë të qeverisim”

Tutje Mustafa ka folur edhe për gjendjen e jashtëzakonshme.

“Gjendja e jashtëzakonshme asnjeherë nuk ja heq kompetencat Kryeministrit.

Unë mund të them pasi kam bërë statusin kam fol me Presidentin dhe kam bisedu me të në lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme.

Presidenti nuk e merr asnjë kompetencë  të Qeverisë në masa të jashtëzakonshme, kjo ka qenë vetëm një rivalitet mes tyre.

Askush askujt nuk mund t’i bëjë grusht-shtet sepse ai nuk mund të marrë asnjë kompetencë më shumë se sa e ka në Kushtetutë” ka thënë Mustafa.