Mustafa ia kthen letrën Thaçit, i kërkon edhe pak kohë për sigurimin e numrave

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i ka kthyer letrën presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi,pasi ka pranuar sot letrën e dytë nga ana e tij.

Mustafa ka treguar se ia ka kthyer letrën Presidentit Thaçi dhe i ka treguar se janë duke angazhuar për të krijuar shumicën parlamentare dhe shumë shpejtë do ta propozojnë emrin e kandidatit për kryeministër të Kosovës.

“Kryetari i LDK-së, Dr. Isa Mustafa, ia ka kthyer letrën duke e njoftuar për angazhimet dhe takimet intenzive të LDK-së, për të krijuar shumicën parlamentare, si dhe ka siguruar Presidentin se në një të ardhme shumë të afërt do të krijoj shumicën parlamentare dhe propozoj kandidatin për Kryeministër të Kosovës.”

Postimi i plotë:Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Isa Mustafa, sot ka pranuar letrën e dytë nga Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, lidhur me pëpjekjet për formimin e shumicës parlamentare dhe krijimin e qeverisë së re.

Kryetari i LDK-së, Dr. Isa Mustafa, ia ka kthyer letrën duke e njoftuar për angazhimet dhe takimet intenzive të LDK-së, për të krijuar shumicën parlamentare, si dhe ka siguruar Presidentin se në një të ardhme shumë të afërt do të krijoj shumicën parlamentare dhe propozoj kandidatin për Kryeministër të Kosovës.

https://www.facebook.com/LDKzyrtare/posts/2463941980583730