Mustafa: Janë mbi 61 vota të sigurta për Qeverinë Hoti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka theksuar se ende nuk i kanë zyrtarizuar emrat e rinj të ministrave në Qeverinë Hoti.

Mustafa ka treguar se LDK do të udhëheqë me shtatë ministri si dhe do ta ketë një zëvendëskryeministër

Më tutje Mustafa është shprehur i bindur se qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti do ta marrë miratimin e deputetëve brenda dy-tre ditësh.

“Ne jemi të bindur që votat janë për qeverinë.

Janë mbi 61 vota që janë të sigurta.

Nuk kemi diskutuar për asnjë emër konkretisht dhe zyrtarisht.

Nuk mund t`i diskutojmë zyrtarisht emrat nëse nuk ulemi në kryesi”, ka thënë Mustafa përmes telefonit, në një intervistë për Koha.net.