Mustafa: Miratimi i rishikimit të buxhetit flet për vetëdije të deputetëve që kapërcen interesat partiake

Pas miratimit të rishikimit të buxhetit, Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar se beson që Qeveria do të veprojë me efikasitet në implementimin e zotimeve të saj.

“Aprovimi i ndryshimeve të buxhetit, të cilat hapin mundësi për fokusim më të madh në luftë kundër Covid-19 dhe rimëkëmbje ekonomike flet qartë për një vetëdije të deputetëve që kapërcen interesat e ngushta partiake”.

“Vlerësoj lartë përkushtimin e deputetëve të pozitës dhe përkrahjen e rëndësishme, sidomos të deputetëve të PDK-së në këto rrethana të rënda për vendin”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social Facebook.

Aprovimi i ndryshimeve të buxhetit, të cilat hapin mundësi për fokusim më të madh në luftë kundër Covid-19 dhe…

Gepostet von Isa Mustafa am Donnerstag, 30. Juli 2020