Web Analytics
BallinaMustafa, para takimit me Kurtin thotë se po mundohen që të arrijnë...

Mustafa, para takimit me Kurtin thotë se po mundohen që të arrijnë koalicionin

Kanë mbetur edhe pak minuta deri në fillimin e takimit të radhës midis liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti si dhe të parit të LDK-së, Isa Mustafa.

Në Kuvendin e Kosovës tashmë ka arritur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa bashkë me nënkryetaren Vjosa Osmani si edhe nënkryetarin Agim Veliu.

Në hyrje të Kuvendit të Kosovës, Mustafa me pak fjalë u shpreh se po mundohen që të arrijnë koalicionin.

Ai u pyet nëse ka përafrime lidhur me këtë koalicion dhe tha se po mundohen të kenë.

“Po mundohemi me pasë”, tha shkurt Mustafa.

Mbetet të shihet nëse takimi i sotëm do të jetë vendimtar sa i përket mundësisë për bashkëqeverisje nga VV e LDK.

Rrjetet Sociale

630,452FansaPëlqeje
28,208NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit