Mustafa për Osmanin e Kurtin: Kanë mungesë elementare të dijes për të qeverisur

Kryetari në largim i LDK-së, Isa Mustafa sot me anë të një postimi të gjatë në Facebook ka folur për situatën e krijuar së fundmi ku partia e tij doli si e tretë në zgjedhje me rezultatin më të dobëtin në histori të saj.

Në postimin e tij, Mustafa nuk ka lënë pa përmendur as Kurtin e Osmanin.

Ai ka thënë se këta dy persona nuk kanë “dije elementare” për të qeverisur dhe se qytetarit nuk janë në gjendje t’i ofrojnë asgjë konkrete.

“Nëse e keni përcjellur me kujdes debatin e fundit të “zotri Kryeministër”dhe të “znj Presidente”, do të ishte mirë të ia sqaroni vetes të nderuar qytetarë dhe të nderuar ju votues të deridjeshëm të LDK-së se cilat ishin përgjigjet e tyre për të ardhmen e Kosovës.

Për zhvillimin ekonomik, për përmbylljen e dialogut, për SHBA-të.

Unë nuk vërejta asnjë përgjigje por vetëm ikje nga përgjigjet.

Mungesë elementare të dijes për të qeverisur”, ka shkruar ndër të tjera Mustafa./Kosovarja/