Mustafa: Rama më cilësoi si politikan tinëzak

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një intervistë për T7, kreun e LDK-së e ka quajtur tinëzak.

I shpejtë ka qenë reagimi i Isa Mustafës.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Kryeministri Rama në T7 më cilesoi si politikan tinëzak.

Unë nuk dëshiroj ta cilësoj, ashtu siç e meriton, sepse është Kryeministër i Shqipërisë.

Por, në asnjë rast nuk kemi biseduar me të dhe me të tjerët për Minishengenin, sa isha Kryeministër.

Kemi biseduar për Unionin Doganor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për Tregun e Përbashkët të këtyre vendeve.

Në emër të Kosovës i kam kundërshtuar në të gjitha takimet.

I ka kundërshtuar edhe Mali i Zi.

Jemi pajtuar në Procesin e Berlinit për Hapësirën e Përbashkët Ekonomike të Vendeve të Ballkanit Perëndimor. IM