Mustafa thotë se i kanë numrat për Qeverinë e re

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa para takimit me kryetarin e Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë para medieve, se bashkë me të nominuarin e kësaj partie për kryeministër Avdullah Hoti, do të bisedojnë për koalicionin qeverisës.

Mustafa ka thënë se numrat i ka koalicioni ndërmjet LDK-AAK-NISMA-Lista Serbe.

Ai ka thënë se ende nuk i kanë diskutuar emrat e ministrave të mundshëm.

Në këtë takim, Mustafa do të njoftohet se deri ku kanë arritur negociatat me partitë tjera për koalicion.

“Jemi duke biseduar, unë nuk kam qenë i kyçur drejtpërdrejtë por ka qenë kandidati për kryeministër Avdullah Hoti.

Ai është sot këtu dhe me të do të bisedojmë se deri ku kemi mbërrirë, mirëpo negociatat i bënë ekipi në krye me zoti Hotin”, tha ai.

Ndërsa për emrat e LDK-së për ministra, Mustafa tha se nuk i kanë diskutuar në parti.