“Na ka ardh virus korona”/ Kënga e vëllezërve Lleshi që po bën xhiron në internet

Vëllezërit Lleshi nga Mirdita i kanë kushtuar një këngë humoristike koronavirusit në Shqipëri.

Me nota humori, por edhe të një ironie të thellë me anë të vargjeve të këngës ato kanë pasqyruar një copëz të këtij realiteti që po jetojmë.

Teksti i këngës:

Nga Kina e Mao Ce Dunit.

na ka ardh virusi i fundit.

Me ekran doli i gjati.

thotë ‘o popull bonu gati’.

Na ka ardh virus korona.

s’po na len në hallet tona.

Merrni vesh ç’a ju them unë.

lani duart me sapun.

Mos me ç’u dorën kur s’duhet.

Mos me kruajt as kur të kruhet.

Sa ka ardh virus korona.

Dasëm bojnë farmacit tona.

Rrisin çmimet për 1 dedik.

Maska gjen vetëm me mik.

Analistë e gazetar.

ne ekran tash të parë.

Dje një plak ka ndërrue jetë.

Sa i pat kush 98.

Në për studio ia nisin vajit.

Krej virusit ia lanë fajin.

Jemi popull me traditë.

Nuk e njohim fjalën frikë.

Kemi zemrat prej çelikut.

Kala buzë Adriatikut.

Dhe kësaj herë si gjithmonë.

Na kët luftë do ta fitojmë.

Për mjekësi të parët jemi.

dhe vaksinën gati e kemi.

Hudhra, spec e raki fshati.

Ik virusi në pikë të vrapit.