Naim Abazi opinionist në “Për’puthen Prime”, ‘ngacmon’ Bora Zemanin

Moderatorja Bora Zemani ka bërë një koment për puthjen me Donaldin kur u fut në “Big Brother” për të takuar mikeshën e saj.

“Mendonim se ishim vetëm”, tha Bora duke qeshur kur u ngacmua nga Naim Abazi në “Për’puthen Prime”, i cili tha se “Bora e ka sjellë një insert nga Big Brother.

Po t’i lësh në një qosh, puthen menjëherë.”

Mbrëmjen e kaluar, Donald Veshaj zbuloi para të gjithëve se ishte një datë e veçantë për të pasi 3 vite më parë ishte lidhur me Borën.

Për këtë arsye, hoqi varësen nga qafa, e vendosi brenda një kutie me ëmbëlsira dhe e hodhi përtej murit për të.