Nani: Ronaldo më i mirë se Messi, Pele e Maradona

Portugezi dhe CR7 ishin së bashku te Manchester Unitedi për dy sezone, para se 35-vjeçari të kalonte te Real Madridi në vitin 2009.

33-vjeçari është tani kapiten i Orlando Cityt në MLS, derisa ka deklaruar se bashkëkombësi i tij është më i mirë se Lionel Messi, Pele dhe Diego Maradona.

“Një lojtar që më ka impresionuar në fillimet e karrierës time ishte Paul Scholes – ai ishte fenomenal”, ka thënë Nani.

“Por, favoritit im është Cristiano Ronaldo, më i miri”.

“Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave? Kam parë shumë ndër vite edhe para Maradonas dhe Peles, por  do të zgjidhja bashkëkombësin tim për shumë përballje”.

“Me atë kam fituar shumë, dikë që e respektoj shumë. Numrat nuk gënjejnë dhe ata tregojnë se është më i miri – Cristiano Ronaldo”, ka shtuar më tej portugezi.

Nani kaloi te Manchester Unitedi në vitin 2007 nga Sporting Lisbona, duke bërë mbi 200 paraqitje për klubin.