Luiz Ejlli dikur e kishte fituar shoun për zbulimin e talenteve “Ethet e së premtes mbrëma” ai, bashkë me Juliana Pashen, e kishin fituar edhe “Këngën Magjike” dhe gjithashtu Festivalin e Madh, për çka edhe e kishte prezantuar Shqipërinë në “Eurovision”.
Pas shumë vitesh, Luiz Ejlli është kthyer në qendër të vëmendjes përmes hyrjes në “Big Brother VIP Albania”, ku është bërë protagonist, duke u komentuar kaq shume ne rrjete sociale e media.
Luizi është kthyer në fenomen të rrjeteve sociale duke u komentuar kudo. Madje së fundmi është përmendur edhe nga Nard Ndoka, i cili ka bërë një status ku shkruan se Edi Rama e ndjek Big Brother pikërisht prej Luizit.
“Ka tre netë pa gjumë Ed Rama, tu shiku Big Brother VIP, me i vjedh stilin Luizit!”, shkruan Ndoka.
Shiko foton: