Web Analytics

“Ndale kamerën, nënën…”, momenti epik kur Blero flet në gjumë në shtëpinë e Big Brother (Video)

Botuar nga: InfoKosova

Shumë sekuenca të spektaklit Big Brother VIP Kosova janë bërë tashmë virale në rrjetet sociale.

Kështu ndodhi së fundmi edhe me një video të këngëtarit të njohur Blero, e cila e shfaq atë duke folur në gjumë, dhe tashmë ka marrë zemrat e përdoruesve të TikTok të cilët e kanë shndërruar atë në një hit të vërtetë viral.

Në video, Blero i njohur për muzikën e tij dhe si një nga konkurrentët më të fortë të edicionit të dytë të “Big Brother VIP Kosova”, dëgjohet duke thënë me zë të ulët por të qartë: “Ndale kamerën,” teksa duket të jetë thellë në gjumin e tij.

Ky moment, i kapur rastësisht dhe ndarë me publikun, ka shkaktuar të qeshura pafund te ndjekësit e programit.

Ndërkohë që videoja vazhdon të përhapet, fansat dhe ndjekësit e tij janë të sigurt që do të presin me padurim momentin e ardhshëm kur Blero – qoftë në gjumë apo zgjuar – do t’i sjellë atyre një tjetër buzëqeshje të papritur./Telegrafi/

Shiko videon:

RRJETET SOCIALE

1,162,113FansaPëlqeje
27,988NdjekësitNdjek
989NdjekësitNdjek
406AbonentëAbonohu

Të FUNDIT