Ndalen nga policia për shpejtësi, çifti detyrohet të lind foshnjen në mes të rrugës

Kjo foshnje u lind në shiritin për nxitim.

Vajza u soll në jetë gjatë ndjekjes nga policia, teksa prindërit e saj po shkonin në spital në Karolinën e Jugut, raporton WCBD.

Prindërit e saj ishin duke nxituar drejt spitalit.

“Babai i foshnjës ishte duke ecur me shpejtësi të madhe dhe një polic po na ndiqte prapa”, ka thënë nëna Tiffani Von Glahn.

“Ai thoshte ‘do që të ndaloj?’

Dhe unë i thosha ‘Jo mos ndalo’, sepse mendoja se fëmija po vinte”.

Von Glahn ka thënë se frikësoheshin se mos nuk po arrinin në kohë në spital sepse kishte pasur paralajmërime se mund të ketë komplikime.

Me policinë prapa, çifti nxitoi deri kur u detyrua të ndalej.

“Shikova prapa dhe pash 20 vetura të policisë dhe kishin bllokadat për ndalje.

Aty duhej të ndaleshim”, ka shtuar ajo.

Autoritetet i kishin vënë prangat babait të bebes, Carl Alewine, ndërsa foshnja Anastasia u lind me ndihmën e policisë.

“Isha i ulur dhe e pash foshnjën teksa u lind në makinë dhe më pas më liruan e policët duartrokitën e na uruan”, ka thënë Alewine.

Shiko Videon: