Web Analytics

Ndarje me thumbime e probleme/ Mikela Pupa ironizon sërish Erion Kukajn: Nuk më pëlqente si…

Botuar nga: InfoKosova

Lidhja e dy ish-konkurrentëve të “Për’puthen” Mikela Pupa dhe Erion Kukaj ka qenë shumë e komentuar, ata i dhanë fund romancës pak pas daljes nga programi teksa ende ironizojnë njëri-tjetrin në rrjetet sociale e intervista.

Mikela ishte e ftuar sot në “E diell” ku u diskutua se si duhet të ndahen punët e shtëpisë në çift duke u ndalur te lidhja e saj me Erionin, ajo tha:

“Nuk ishte bashkëjetesë por kalonim shumë kohë bashkë, punët i bëja vet se nuk më pëlqente si i bënte ai.”

Ndonëse u duk se ishin ndarë në paqe lëvizjet e ish-çiftit të ‘Për’puthen’ në rrjetet sociale treguan të kundërtën Mikela foli në një intervistë për ‘Prive’ ku ka sqaruar se nuk janë zënë aq shumë sa ka thënë Erioni nëpër intervista ajo po ashtu zbuloi se është single pas ndarjes nga Erioni.

“Erioni nuk tha shumë gjëra por nuk gënjeu nuk u zumë aq shumë sa tha ai, gënjeu në fakt për bisedat e fundit sepse nuk kam bërtitur, nuk jam në një lidhje për momentin”.-tregoi Mikela.

Në një status të para disa javëve, Erioni e quante Mikelën (materialiste), emërtim ky për partnerët/et që janë në kërkim vetëm të parave dhe përfitimeve tjera financiare në një lidhje.

 

Në Instagram, ai shprehej:

“Njerëzit po zemërohem sepse unë zgjedh një romancë mbi një romancë tjetër unë do e ndjekë princeshën time deri në fund sepse ia vlen. Të paktën nuk po ndjek materialiste”.

Mos ishte ky një pohim se e la Mikelën për dikë tjetër?

Të FUNDIT