Motelet jo gjithmonë dalin të jenë vende qejfi për kosovarët.
Në to viteve të fundit shumë persona edhe po e japin jetën.
Një rast i tillë ka ndodhur dje në Gjilan.
Bëhet fjalë për një 72 vjeçar, i cili ka ndërruar jetë në dhomën e motelit.
Rastin e ka konfirmuar Policia Rajonale e Gjilanit.
I moshuari kishte shkuar në motel me një grua.
Por ajo ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Sipas burimeve, Policia po e kërkon atë.
E i moshuari në orët e para të mesditës së djeshme kishte shkuar në motel me këtë grua.
Ajo është kapur nga kamerat e motelit teksa ka dalë e vetme nga aty.
Pas disa minutave personeli i motelit në fjalë kishin shkuar për të parë se çfarë kishte ndodhur me të.
E kishin lajmëruar policinë dhe ekipet tjera të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
E detaje për rastin ka dhënë zëdhënësi i policisë rajonale në Gjilan, Ismet Hashani.
“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete një 72-vjeçar në një motel.
Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka deklaruar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë rajonale të Gjilanit për Periskopin.
Dyshohet se viktima është gjetur pa shenja jete në një dhomë të një moteli në të cilën ndodhej edhe një femër.