Ndërron jetë aktori dhe producenti i njohur kosovar

Sot është bërë e ditur se pas një sëmundjeje të rëndë ka ndërruar jetë aktori dhe producenti i njohur kosovar, Selatin Ademi.

Ademi ishte i njohur për rolet e tij në filmat si ”Cheaters” dhe ”Dhurata e Zotit”.

Lajmin për vdekjen e aktorit e ka bërë të ditur vëllau i tij përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka informuar miqtë dhe familjarët e të ndjerit.

”Njoftoj shokët dhe dashamirët se pas një sëmundjeje të rëndë, ndërroi jetë vëllau ynë”, thuhet ne statusin e vëllaut të të ndjerit. / KultPlus.com