Web Analytics
BallinaUncategorizedNdërron jetë aktori kosovar, vjen reagimi prekës nga Adriana Matoshi

Ndërron jetë aktori kosovar, vjen reagimi prekës nga Adriana Matoshi

Ka vd.ekur në moshën 67 vjeçare artisti i shumë shfaqjeve teatrale, Muharrem Sylejmani.

Sylejmani ishte bartës i 30 roleve kryesore dhe regjisor i dhjetëra shfaqjeve.

Në Festivalin e Dramës origjinale shqiptare, e cila u mbajt më 22-26 janar 2020, Sylejmani fitoi çmimin për vepër jetësore.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur përmes faqes së Facebookut të Teatrit të Gjilanit.

Njëkohësisht, Teatri i Gjilanit i ka shprehur ngushëllime familjes Sylejmani për humbjen e më të dashurit të tyre.

Aktorja dhe deputetja shqiptare, Adriana Matoshi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për vde.kjen e tij.

Ajo u shpreh se Muharrem Sylejmani ishte arsyeja kryesore pse Adriana zgjedhi aktrimin si profesion.

Postimi i saj:

Axhi Muharrem ishte njeriu i pare qe me premtoj nje rol ne teater.

Ishte njeriu i pare qe me besoj se nje dite une do te behem aktore.

Shfaqja ime e pare ishte “Verorja” nen regjine e tij, dhe prej atehere une e ndava mendjen time per t’u bere aktore.

Profesionalisht ishte i perkryer, por me i perkryer ishte si njeri!

Kurre nuk do te harrojme dhe kemi shume kujtime ne koleget qe do te kujtojme me shume dashni, ashtu qysh ti pate dashni per krejt neve!

Pusho i qete ne Parajse axha Muharrem i joni!

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,000NdjekësitNdjek

Të Fundit