Ndërron jetë gazetarja e njohur Violeta Rexhepagiqi

Ka ndërruar jetë gazetarja e njohur Violeta Rexhepagiqi.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kolegia e saj nga RTK, Minire Fetahu, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

“Me pikëllim dhe me dhimbje të madhe ju jap një lajm të trishtë.

Ndërroi jetë rokerja e madhe dhe gazetarja e njohur Violeta Rexhepagiqi”, ka shkruar ajo.

“Ngushëllime më të sinqerta Armendit, Meritës dhe gjithë familjes Rexhepagiqi”.