Ndërron jetë gjashtëvjeçarja që u godit nga autobusi në Mitrovicë

Një gjashtëvjeçare ka ndërruar jetë pasi u godit nga autobusi.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Mitrovicë, ndërsa rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Republikes së Kosovës , pasi që i njëjti gjersa ishte duke drejtuar autobusin në rrugen ” Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, ka goditur këmbësoren e moshës gjashtë vjeçare”.

“Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa disa orë më pas në QKUK, e njëjta ka ndërruar jetë”, ka thënë Zahiti.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.