Ndërron jetë ish-futbollisti shqiptar nga koronavirusi, 6 muaj pasi ishte bërë baba

Ish-futbollisti shqiptar nga Gostivari, Emir Zulbeari, ka humbur jetën nga koronavirusi në moshën 36-vjeçare.

Ai ishte bërë baba vetëm 6 muaj më parë.

Emiri vuante nga pneumonia dhe poashtu kishte shfaqur probleme me zemrën.

Kanë qenë kolegët e tij që e kanë ndarë lajmin e trishtë.

Kolegët e tij e kanë bërë të ditur lajmin e trishtë

“Para 6 muajsh i erdhi një gëzim i madh nga Allahu i lindi një djalë.

Nuk pati mundësine të jetë prind, baba në këtë botë… Të Allahut jemi dhe vetem te Ai do te kthehemi!

Qofsh i Xhenetit shoku, miku, jonë Ermir Zulbeari

Allahu të mëshiroftë! Familjes, miqësisë durimin!

“Çdo njeri (rob) që gjendet në vendin ku bie murtaja dhe qëndron në vendin tij duke bërë durim, duke kërkuar shpërblim tek Allahu dhe duke e ditur se atë nuk e godet asgjë përveç asaj që Allahu ka caktuar për të, do të ketë të njëjtin shpërblim si ai që bie dëshmor”

Muhamedi a.s. Varrimi sot pas ores 1”, shkruhet në njoftim.