Ndërron jetë japonezi që kishte dalë në kafene për ta përhapur koronavirusin

Një burrë 57-vjeçar nga Japonia, i cili më herët gjatë këtij muaji kishte kër.cënuar se do ta përhapë qëllimisht virusin pasi ishte infektuar vetë, ka vde.kur të mërkurën në një spital, raportuan mediet lokale.

Mediet raportuan javën e kaluar se autoritetet shëndetësore lokale në qytetin Gamagori e kishin këshilluar burrin që të qëndronte në shtëpi pasi ishte diagnostikuar me koronavirus më 4 mars. Po atë mbrëmje, ai i kishte thënë familjes se do ta shpërndajë virusin dhe ishte nisur drejt kafeneve.

Sidoqoftë, policia e kishte arrestuar atë dhe ekipet mjekësore e kishin dërguar në spital më 5 mars.

Ndaj tij filluan hetimet për veprën penale të pengimit të punës pasi dy kafenetë ku kishte hyrë burri e kishin ndërprerë shërbimin për klientë.

Një grua që punonte në njërën nga kafenetë u diagnostikua me koronavirus më 12 mars, shkruan “Reuters”. /Gazeta Express/