Ndërron jetë mjeku i parë me COVID në Shqipëri

Arjan Pushi ndërroi jetë mesditën e sotme te Infektivi.

Ne deklaraten e bere publike nga ministria e Shendetesise diten e sotme, njoftohet se mjeku i repartit te hematologjise ne QSUT, ishte shtruar ne gjendje te rende dhe ne intubim ne spitalin infektiv.

Arjan Pushi, 58 vjeç, është mjeku i hematologjisë në QSUT i prekur nga Covid, i cili është intubuar sot pasi gjendja e tij shëndetësore është rënduar ditët e fundit.

Mësohet se Pushi është infektuar nga Covid 19 gjatë ushtrimit të detyrës, pasi në repartin e homatologjisë janë shënuar dhjetëra raste me koronavirus, duke bërë kështu që ky repart të jetë më i prekuri.

Ndërkaq mjeku Pushi thuhet se nuk ka pasur asnjë sëmundje shoqëruese, por ndodhej në gjendje të rënduar prej Covid.