Ndërron jetë në moshë të re montazheri i “KTV”-së

Etrit Mehmeti, shef i montazhës në Kohavision, ka vde.kur sot si pasojë e një infarkti në zemër.

Ai u lind më 8 gusht të vitit 1982, ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.

Mehmeti ishte bërë pjesë e Grupit KOHA në vitin 2002.

Në rrjete sociale të gjithë miqtë e kolegët po shprehin ngushëllime dhe po ndajnë foto me Etritin, energjia e të cilit është ndjerë gjithmonë në mediumin ku ka punuar.

Ngushëllime familjes, shokëve, miqve e kolegëve.