Ndërron jetë nëna e katër djemëve dëshmor nga Drenica

Ka ndërruar jetë, nëna e katër dëshmorëve nga Qirezi, Abide Sejdiu.

Abide Sejdu, humbi katër djemtë e saj në betejen e Qirezit në vitin 1998.

Varrimi i saj bëhet sot në varrezat e fshatit Qirez prej orës 15:00.

Njoftimin e ka dhënë kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

Abide Sejdiu, ishte nëna e 4 dëshmorëve: Beqir Sejdiut, Bekim Sejdiut, Nazmi Sejdiut dhe Bedri Sejdiut.

Ata kishin rënë në betejën e Likoshanit dhe Qirezit.

Me pikëllim morëm lajmin se ka ndërruar jetë nëna e katër dëshmorëve, Abide Sejdiu. Varrimi i të ndjerës bëhet sot në…

Gepostet von Hysni Gucati am Dienstag, 18. Februar 2020