Web Analytics
BallinaNdërron jete një i burgosur në QKUK

Ndërron jete një i burgosur në QKUK

Në klinikën e QKUK-së ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar, i cili ka qenë në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, që tha se i ndjeri ishte shtrirë në QKUK për shkak të gjendjes shëndetësore.

“Në klinikën e QKUK-së ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili ka qenë në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë dhe për shkak të gjendjes shëndetësore< është shtrirë në QKUK”, njofton policia.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

 

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,001NdjekësitNdjek

Të Fundit