Ndërron jetë para se të lindte fëmija i saj, lamtumira prekëse e të shoqit

Dëshironte një fëmijë më shumë se çdo gjë tjetër, por nuk arrinte që të ngelej shtatzënë.

Shoqja e saj e ngushtë, u ofrua që të bëhej nënë surrogatë, duke mbajtur në bark vogëlushin e saj.

Por ajo sytë e foshnjës së sapoardhur në jetë nuk do i shikojë kurrë…

Bec, një 30-vjeçare nga Zelanda e Re, humbi jetën për shkak të fibrozës cistike, sëmundje e cila e kishte penguar të mbetej shtatzënë.

Shpresonte, se së paku do të mund të njihte dhe të rriste fëmijën e saj, të cilën shoqja e mbante në bark, por gjërat shkuan shumë ndryshe.

Shoqja e saj solli në jetë në 20 janar, vogëlushin Rixton James, i cili peshon 3 kilogramë dhe gëzon shëndet të plotë, por nëna e tij biologjike u nda nga jeta, 4 muaj, para se ai të vinte në jetë.

Bashkëshorti i saj Gareth Arena, është i tronditur nga gjithë sa ka ndodhur, por zotohet se do kujdeset për vogëlushin e tyre.

Ai ka bërë një postim prekës në Facebook ku shkruan:

“Do të jepja gjithçka që të shikoja Rixton në krahët e tua.

Kisha privilegjin të isha yt shoq, të ndaja me ty momente të mrekullueshme dhe të paharrueshme.

Në këtë ditë të premtoj se do e rrisim djalin tonë, në mënyrë që të të bëjë krenare.

Do ti flasë gjithmonë për gjithçka”.

Çfarë është fibroza cistike

Fibroza cistike është një sëmundje e lindur, pra e trashëguar gjenetikisht.

Ajo përçohet nga prindi tek fëmija si tipar autozomal recesiv.

Kur të dy prindërit janë bartës të gjenit (por jo të sëmurë) ka 25% mundësi që fëmija i lindur të preket nga patologjia.

Fibroza cistike është një çrregullim i trashëguar multisistemik, që karakterizohet nga një bllokim dhe infeksion i rrugëve të frymëmarrjes, mangësi në tretje dhe nga pasojat e tyre.

Fibroza cistike dëmton gjëndrat me sekrecion të jashtëm të tërë organizmit.

Gjendja klinike është e shumëllojtë dhe mund të shfaqet me sëmundje kronike të rëndë të mushkërive, pamjaftueshmëri jashtë-tahitëse të pankreasit, polipozë të hundës, pansinusite, pankreatit, kolelitiaze, hiperglikemi insulin-vartëse./InfoKosova/