Ndërron jetë veterani i UÇK-së dhe pjesëtar i FSK-së Agron Spahiu

Pas një sëmundje të gjatë ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agron Rexhep Spahiu, nga Kostërci i Skenderajt.

Spahiu ka qenë edhe major në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Homazhet bëhen sot nga ora 16:00, ndërsa varrimi nga ora 17:00 në varrezat e fshatit Runik.

Homazhet dhe varrimi bëhet në përputhje me masat mbrojtëse për parandalimin e pandemisë COVID – 19

Ngushëllime për Agronin i cili ishte pjesë e njësisë speciale të UÇK-së dhe ishte prej luftëtarëve më të zotë të saj, kanë shprehur kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, si dhe Sami Lushtaku. /kp/