Ndërtohen 26 shtëpi në Podujevë nga “Jetimat e Ballkanit”, nesër vihet gurthemeli i tri prej tyre

Nënkryetari i Podujevës Nexhmi Rudari, që aktualisht mban edhe detyrën e ushtruesit të detyrës së kryetari të kësaj komune, ka njoftuar se nesër bashkë me humanistin Halil Kastrati, do të bëj vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e tri shtëpive të reja për familjet në nevojë, transmeton IndeksOnline.

Rudari ka bërë të ditur se nga ky bashkëpunim me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, do të ndërtohen 26 shtëpi.

Njoftimi i plotë i tij:

“Çfarë gëzimi 🤩

Nesër, bashkë me humanistin e madh Halil Kastrati, do të vendosim gurthemelin për ndërtimin e tri shtëpive 🏡 nga 26 sosh, sa do të ndërtohen për familjet në nevojë, falë bashkëpunimit me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.|

https://www.facebook.com/NexhmiRudariRKS/posts/317076803002353