“Ndihesha e pa vlerë”, Dua Lipa largohet nga Twitter

Dua Lipa është larguar nga rrjeti social Twitter.

Dua Lipa kohën e ka të kufizuar në rrjetet sociale kjo për shkak se llogaritë e saj mbikëqyren më shumë nga menaxherët e këngëtares.

“Twitter më duket si tokë kultivuese për urrejtje dhe më ndaloi të isha krenare për arritjet e mia.

“Në vend që të ndjeja diçka të mahnitshme, kjo më bëri të ndjeja se nuk ia vlen.”

“Por ne duhet të mbrojmë shëndetin tonë mendor.

Unë uroj që kompanitë e mediave sociale mund ta bëjnë atë një hapësirë më të sigurt.

Është bërë thjesht e padrejtë.”

Ajo ka këshilluar edhe fansat e saj të pushojnë për një kohë nga këto rrjete sociale.

Dua Lipa është pyetur edhe për imazhet që bërën bujë në fillim të janarit ku ajo ishte shfaqur në një klub striptizmi.

Por pa deshur shumë të komentojë rreth kësaj Dua tha

“E dini, artistët janë njerëz dhe ne mësojmë nga gabimet dhe kërkojmë falje.

Por, gjithashtu, nëse qëndroj pranë veprimeve të mia, thjesht nuk do të komentoj”.

“Unë kurrë nuk bëj asgjë të poshtër ose degraduese.

Gjithçka ka një qëllim të mirë, dhe nëse gjërat merren në një mënyrë të gabuar, unë do të kërkoj falje.

Por unë nuk mund ta jetoj jetën time duke u frikësuar në rast se dikush përpiqet të më anulojë për diçka pa kuptim”, ka thënë mes tjerash Dua në intervistën e saj për Sunday Times, transmeton lajmi.net.