Web Analytics

“Ndihet e kërcënuar nga Fero, ka pësuar dhunë fizike dhe psikologjike”, flet avokati i Arbenitës

Botuar nga: InfoKosova

Ditë më parë reperit Fero i është caktuar masa e ndalimit prej 30 ditësh pasi që bashkëshortja e tij Arbenita e ka denoncuar në polici.

Sipas saj, reperi e ka dhunuar fizikisht dhe psiqikisht atë.

Së fundmi në lidhje me këtë çështje për më shumë detaje rreth gjendjes dhe planeve të Arbenitës ka folur avokati i saj Arianit Koci.

Në një prononcim për “Prive” avokati pohoi se modelja ndihet e kërcenuar nga reperi.

“Sipas Arbenitës ajo ka pësuar dhunë fizike dhe psikologjike.

Kjo nuk është hera e parë.

Ne i kemi dorëzuar në prokurori të gjitha provat.

Arbenita ka kërkuar edhe një masë mbrojtëse.

Nuk mund të jap më shumë detaje sepse prokuroria është në hetim të çështjes.

Sidoqoftë ajo i ka ndarë rrugët me Feron, sipas saj“.

“Të gjitha hapat e nevojshëm për të realizuar këtë ndarje po i bëjmë gati.

Tani në fokus është siguria e Arbenitës, pasi ajo ndihet e kërcënuar.

Nuk është e vërtetë që vajza është molla e sherrit.

Arbenita është dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht, por jo për shkak të vajzës.

Sipas saj ata kanë pasur probleme edhe më herët”, tha avokati.

Shiko videon:

 

Të FUNDIT