Ndjekësi i jashtëtokësorëve pretendon se ka gjetur një vendkalim në Hënë

Tyler Glockner nga Ohio e Shteteve të Bashkuara, beson se ka gjetur vendkalimin në sipërfaqen e Hënës, nëpër të cilën kalojnë jashtëtokësorët.

Në pamjet e marra nga Apollo 15 gjatë vitit 1971, ai pretendon se ka zbuluar hapësirën drejtkëndëshe që është si një stacion ku hyjnë dhe dalin UFO-të.

Sipas hulumtimit, kjo dërgon në një tunel poshtë hapësirën lunare, që pa dyshim se ka ndërtesa dhe sistem banimi.

“Janë si ndërtesa që u krijuan me qëllim.

Ato nuk janë të fshehta dhe mund t’i shihni edhe vet në imazhet që qarkullojnë në internet”, ka thënë Glockner.

Madje, ai shkon edhe më tej, meqë për këto të ashtuquajtura vendkalime, thotë se kanë qenë në dijeni edhe astronautët, por nuk i kanë treguar.

“Po bëhen afro 50 vjet që kur njeriu i parë zbriti në Hënë, nuk ka mundësi të mos jenë parë edhe këto pjesë që dërgojnë në tunele të fshehta”, ka shtuar ai më tej lidhur me hulumtimin.