Web Analytics
BallinaSHOWBIZNdodh e papritura në koncertin e Noizyt

Ndodh e papritura në koncertin e Noizyt

Reperi, Rigels Rajku i njohur me nofkën “Noizy” mbrëmë ka mbajtur koncertin në Tiranë.

Në koncert performuan rreth 40 reper e këngëtarë.

Por në një moment janë fikur dritat dhe koncerti u ndërpre.

Nisur nga situata janë dëgjuar brohoritjet: Rama ik!

Lidhur me këtë incident ka reaguar OSSHE:

‘Nisur nga lajmi “për ndërprerje të energjisë” gjatë koncertit të artistit Rigels Rajku (Noizy), OSSH sqaron se shkaku nuk ishte rrjeti ynë elektrik, por nga rënia e automatit, i cili menaxhohet nga organizatorët.

Ngarkesa e madhe e pajisjeve në koncert solli rënien e automatit, duke sjellë stakim të ndriçimit të një pjese të skenës.

Nga verifkimi i kryer, fiderat që furnizojnë rrjetin e shpërndarjes kanë qenë të gjitha në punë dhe kabinat me tension.

Theksojmë se NUK ka patur në asnjë moment ndërprerje të energjisë nga rrjeti ynë elektrik’, thuhet në deklaratën e OSSHE.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,000NdjekësitNdjek

Të Fundit