Ndodh një tjetër puthje në buzë në “Big Brother”

Mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP është zhvilluar një lojë në mes banorëve.

Në lojën “Përgjigju ose Pi”, banorët e ndarë në çift duhej të thonin të vërtetën ose të pinë alk.ool.

Duke qenë se kanë krijuar një afrimitet të madh bashkë, DJ PM dhe blogerja Sarah Berisha ishin në lojë bashkë teksa nuk munguan as ngacmimet ndaj njëri-tjetrit.

Në pyetjen ‘Kë puth Pajtimi’?, DJ nga Kosova tha se dëshiron të puth blogeren nga Shqipëria, me atë që ishte në përballje.

“Nëse do të më lejosh do të të puth”, u shpreh ai derisa u ngrit në këmbë dhe ndodhi sërish puthja mes tyre.

Dyshja deri më tani kanë shprehur vetëm pëlqim, por që theksuan se brenda në shtëpi nuk do të ndodhë asgjë duke i lënë gjërat t’i shohin se si do të rrjedhin jashtë.

Ata janë ndër banorët e fundit që iu bashkuan spektaklit më të madh në Shqipëri duke garuar kështu për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

E fundit e eliminuar nga BBV mbetet artistja Semi Jaupaj.

Shiko videon: