Web Analytics
BallinaLAJMENdotja e ajrit në nivele të larta në Kosovë

Ndotja e ajrit në nivele të larta në Kosovë

Me rënien e temperaturave, shkalla e ndotjes së ajrit në Kosovë ka filluar të rritet.

Njohës të mjedisit kanë paralajmëruar ndotje edhe më të lartë gjatë muajve të ardhshëm për shkak të ngrohjes së qytetarëve me qymyr e dru, derisa pulmologë në vend kanë thënë se ditëve të fundit ka filluar të rritet numri i pacientëve që kanë kërkuar trajtim mjekësor për shkak të problemeve që u janë shkaktuar nga ajri i ndotur.

Ndotja e ajrit në Kosovë ka arritur në nivele të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve gjatë ditëve të fundit.

Me të rënë temperaturat, shkalla e ndotjes ka filluar të rritet.

Sipas matësit të Ambasadës së SHBA-së, i cili bën monitorimin e cilësisë së ajrit në Prishtinë, indeksi i cilësisë gjatë ditës ka shkuar në 118, i cili konsiderohet i pashëndetshme për grupet e ndjeshme

Niveli i ndotjes së ajrit, ka qenë i lartë edhe gjatë ditëve të kaluara.

Ndërkaq, njohësit e mjedisit kanë paralajmëruar ndotje edhe më të lartë gjatë muajve të ardhshëm, me rënien e temperaturave.

Kryetar i Partisë Ekologjike të Kosovës, Arif Krasniqi ka deklaruar se në ndotjen e lartë të ajrit po ndikon ngrohja e një numri të madh të qytetarëve me qymyr e dru, shkruan Kanal10.

Me rritjen e niveleve të ajrit të ndotur, pulmolog në vend kanë thënë se është rritur edhe numri i pacientëve që kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Sipas tyre, qytetarët me sëmundje kronike janë ata që rrezikohen më së shumti nga ajri i ndotur.

Në lidhje me cilësinë e ajrit, Kanal10 ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga Ministria e Mjedisit, por që të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm gjatë ditës.

Kosova gjatë viteve të kaluara është ngjitur në krye të listës së vendeve me ajrin më të ndotur në botë.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit