-3.1 C
Kosovo
E premte, Dhjetor 6, 2019
Ballina LIFESTYLE Ndryshimet forcojnë lidhjen në çift

Ndryshimet forcojnë lidhjen në çift

Që dy partnerë të jenë mirë me njëri-tjetrin nuk është e domosdoshme që të kenë të njëjtat interesa dhe pasione. Ndryshimet bëjnë diferencën në një marrëdhënie.

Shumë persona mendojnë se ndryshimet mund ta ndajnë një çift, por në fakt nëse shfrytëzohen ashtu siç duhet, jo vetëm që s’mund ta lëkundin një marrëdhënie, por e forcojnë dhe e mbajnë gjallë një lidhje.

Ndonjëherë janë pikërisht shijet e ndryshme mes dy partnerëve që e bëjnë më të larmishme jetën në çift.

Kur fillojnë të zbulohen ndryshimet e para, dy partnerët stepen dhe mendojnë se kanë bërë zgjedhjen e gabuar, që s’janë bërë për njëri-tjetrin.

Kështu, edhe pse vazhdojnë të rrinë bashkë, fillojnë të ndajnë dy ekzistenca: kalojnë gjithnjë e më pak kohë me njëri-tjetrin, nuk flasin dhe nuk japin asnjë lloj opinioni, sepse nuk u intereson jeta e tjetrit.

Shprehini mendimet tuaja

Natyrisht që është bukur të ndash të njëjtat pasione, t’i kultivosh së bashku, të gjesh menjëherë gjuhën e përbashkët për të bërë diçka, apo të kalosh një palë pushime të paharrueshme, megjithatë eksperienca e përditshme tregon se rrallëherë ngjashmëria e shijeve mban të bashkuar një çift dhe e mbaron nga krizat.

Përkundrazi, ndryshimi është një “pasuri” për të cilën nuk jeni të vetëdijshëm.

Nëse e duam partnerin tonë, kjo tregon se ai na ka bërë për vete, e po ashtu edhe misteri nga i cili mbështillet.

Fjala “nuk e di nëse…” nga ngjall shumë interes; na ngacmon çdo gjë e tij, prandaj e shohim me kujdes pa ia ndarë sytë.

Përpiqemi të vjedhim copëza nga jeta e tij, në mënyrë që të krijojmë një ide se cili është në të vërtetë.

Për çiftin nuk është i rrezikshëm ndryshimi i shijeve, por të mos qenët i disponueshëm, hezitimi për të njohur personin që ke në krah.

Ndryshimi nuk përjashton mundësinë e kërkimit, zbulimit dhe eksperimentimit, që janë elementë shumë të rëndësishëm te një çift që ka më tepër ndryshim sesa ngjashmëri.

Ndryshimi mund të nxisë kureshtjen mes dy partnerëve dhe të zbulojë jo vetëm tjetrin, por edhe veten, gjë që deri tani nuk keni pasur mundësi ta bëni.

Problemi i vetëm kur dy partnerë ndryshojnë nga njëri-tjetri është dëshira: pa sa dëshirë kanë ata dhe sa të aftë janë ta ftojnë partnerin në botën e tyre, ta lënë veten të joshen nga interesat e kundërt.

Tre rregulla që ndihmojnë në të kuptuarin

Partneri ndryshon nga ti?

Nuk duhet ta kritikoni për këtë.

Nuk keni të drejtë të ndryshoni dëshirat dhe pasionet e tjetrit, sepse duke bërë të kundërtën e ofendoni.

Nuk duhet ta refuzoni partneri në publik kur ju fton për të shkuar diku.

Përderisa jeni bashkë duhet t’u përgjigjeni interesave të përbashkëta.

Ajo që po ju kërkon ndoshta nuk ju pëlqen, por vetëm kështu do të mund ta zbuloni misterin e tij.

Mos u sforconi të pëlqeni diçka që s’e keni pëlqyer asnjëherë.

Shtirjet nuk bëjnë gjë tjetër veçse e ftohin marrëdhënien.

Më mirë një e vërtetë e hidhur, sesa të hiqesh sikur je person tjetër.

Në këtë mënyrë do të mësojë gjëra të reja për ty.

Një guidë praktike

Kinema, pushime, miq: nuk duhet të hiqni dorë nga asgjë.

Është mirë që gjatë fazës së parë të njohjes të mos dorëzoheni lehtë.

Ndonjëherë kur shijet janë shumë të ndryshme, partnerët bëjnë vetëm ato pak gjëra që i bashkojnë, atë që u shkon mirë të dyve, duke hequr dorë nga shijet dhe interesat personale.

S’duhet ta lejoni këtë, sepse entuziazmi individual bie në nivelin zero dhe qëndrimi bashkë shndërrohet në një sakrificë që herë-herë bëhet e padurueshme.

Jepini dorën njëri-tjetrit

E rëndësishme është që ta ndihmoni njëri-tjetrin, të përpiqeni ta lejoni partnerin të futet në botën tuaj për të njohur më mirë shijet dhe dëshirat që keni.

Të paktën kështu do të gjejë diçka që mund ta kënaqë dhe jo çdo gjë do t’i duket jashtëtokësore.

Thojuni “Jo” ngacmimeve

Në shumë raste shijet e njërit prej partnerëve dominojnë më shumë sesa të tjetrit: për shembull zgjedhja e mobilimit, një film në kinema, një vend për të kaluar pushimet, apo frekuentimi i disa personave.

Megjithatë, nuk duhet të jetë kështu, sepse dominimi i njërit dhe mënjanimi total i tjetrit nuk do të bëjë gjë tjetër veçse do të shtojë më shumë inatin do të vërë në rrezik marrëdhënien e çiftit.

609,033FansLike
29,781FollowersFollow
1,053FollowersFollow

TË FUNDIT

E mahnitshme: Kirurgët britanezë shpëtojnë vajzën e lindur me zemër jashtë

Kirurgët në Britani kanë shpëtuar jetën e një fëmije që ka lindur me zemrën e saj jashtë trupit. Kjo si rezultat i një gjendjeje të...
web
analytics