Ndryshon hesapi- Kina frikësohen për koronavirusin nga jashtë, paralajmëron masa!

Në shtetin ku “lindi” koronavirusi, Kinën, është shënuar vetëm një rast me infektim gjatë ditës së djeshme.

Mirëpo, sipas “Daily Mail”, shteti kinez është i brengosur se sëmundja tani po futet nga jashtë.

Vetëm këtyre ditëve janë shënuar 20 raste që kanë mbërritur nga personat e jashtëm.

“Vendi tashmë është i shqetësuar për një fluks nga jashtë, me një mesatare prej 20,000 njerëz që fluturojnë në Kinë çdo ditë.

Pekini tani po kërkon që pothuajse të gjithë ardhësit ndërkombëtarë të hyjnë në karantinë 14-ditore në hotelet e përcaktuara”.

Ndryshe, Kina ka regjistruar 9000 raste me infektim të covid-19.