Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë të shtrirë 21 persona të prekur nga koronavirusi.
3 persona janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërkohë gjendja shëndetësore e të tjerëve është stabile.
Megjithëkëtë, në Infektiven e QKUK-së janë pranuar edhe 14 persona të tjerë, të cilët janë në observim me dyshime për Covid-19.
Rezultatet për ta pritet të dalin sot pasdite.
Këto detaje ia dha Expressit infektologu i QKUK-së, Salih Ahmeti.
Në Kosovë ka arritur në 33 numri i personave që janë infektuar me virusin Covid-19, apo siç njihet ndryshe koronavirusi.
Ndërkohë dje (22 mars) u konfirmua viktima e parë nga koronavirusi.
Por, megjithëkëtë, rastet e dyshuara se janë prekur me koronavirus vetëm po shtohen dita-ditës.
Tashmë në Klinikën Infektive të QKUK-së janë ndalur për observim edhe 14 persona të tjerë.
Rezultatet për ta pritet të dalin gjatë ditës së sotme.
Ndërkaq, 21 persona të tjerë janë në Infektiven e QKUK-së si të konfirmuar me koronavirus. Prej tyre, 3 persona janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Këto detaje i dha gjatë ditës së sotme për Gazetën Express, infektologu Salih Ahmeti.
“Gjendja është relativisht stabile.
Janë 3-4 persona në gjendje pak më të rëndë por po monitorohen, 21 janë të shtrirë, të tjerët në shtëpi.
I kemi edhe 14 të dyshuar në observim, rezultatet e tyre dalin pasdite.
Dy prej atyre në gjendje më të rëndë janë mbi 65 vjeç, dy të tjerët relativisht 40 deri 50 vjeç”, sqaron Salih Ahmeti.
E ndërkohë, deri më tani në Kosovë numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus, tani është ngritur në 33 persona.
Më 22 mars në Kosovë u konfirmua viktima e parë nga koronavirusi.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se viktima është një pacient 82 vjeç nga Dumnica e Podujevës.
Sa i përket rasteve në rajon, në Shqipëri dje dhe sot janë shënuar dy viktima. Mbrëmë është raportuar viktima e tretë, një 71-vjeçar nga Kuçova, i cili vuante nga kanceri në mushkëri.
Ndërkaq, sot është regjistruar viktima e katërt, i cili është më specifik për shkak të moshës së mesme 43-vjeçar dhe nuk raportohet se kishte vuajtur nga ndonjë sëmundje tjetër.
Maqedonia po ashtu ka raportuar dje viktimën e parë nga koronavirusi.
Bëhet fjalë për një grua të moshës 57-vjeçare.
E ndjera kishte rezultuar negative në dy teste para një jave, por kishte qëndruar në izolim derisa ndërroi jetë.
Ministri Filipçe ka thënë se i është bërë testi edhe pas vdekjes dhe kishte rezultuar pozitive.
Edhe në vendin me më pak të prekur nga koronavirusi, Mal të Zi, është shënuar viktima e parë.
Atje ka ndërruar jetë një 65-vjeçar i cili kishte probleme me mushkëri.
I ndjeri kishte qenë në Serbi në gjysmën e parë të muajit mars dhe dyshohet se atje është prekur nga virusi.