Web Analytics
BallinaSHOWBIZ“Në fillim nuk i mora seriozisht”, Arbnora Ademaj tregon si u bë...

“Në fillim nuk i mora seriozisht”, Arbnora Ademaj tregon si u bë pjesë e serialeve turke

Prej dy vitesh pjesë e kinemasë turke, Arbnora Ademaj ka nisur rrugëtimin e saj në tregun ndërkombëtar, ku bukuroshja nga Kosova, gjatë intervistës në “Rudina” në Tv Klan, tregon se gjithçka nisi nga një vizitë në Turqi ku e pikasën dhe i ofruan një rol.

Rudina Magjistari: Si u gjende në kinemanë turke, si u vure në kontakt me producentët? Kishe synime të qarta apo e kërkove diçka të tillë?

Arbnora Ademi: Jo të them sinqerisht ka qenë ëndërr e mia sepse jam rritur duke parë seriale turke dhe transmetimi, në televizionet tona e kam pasur ëndërr, kam pasur preferenca për aktorë të caktuar.

Por nuk mendova ndonjëherë se mund të jem pjesë e kësaj kinematografie.

Fati deshi që bashkë me një mikun tim kemi qenë në Turqi, më kanë parë e ftuar, por nuk e mora seriozisht.

Kur shkuam herën e parë së bashku me të, një javë jemi konsultuar të shkojmë a mos të shkojmë.

Nga fundi i javës thamë po e provojmë të shohim ç’është kjo punë, ky produksion.

Kur shkuam atje pamë seriozitet shumë të madh, pritje shumë të mirë dhe fillova të besoj pak nga pak dhe nuk u ndala.

Momentin e parë që e kam pasur një mundësi shumë të vogël dhe pastaj nuk jam ndalur.

Tashmë prej një viti, Arbnora është vendosur në Turqi, por tregon se për rolet i është dashur të mësojë gjuhën turke intensivisht, si edhe të ndjekë kurse aktrimi.

Arbnora Ademi: Në një film kam filluar në të njëjtën kohë dhe kam pasur xhirimet, por edhe kurset e aktrimit.

Ideja ishte që kishim datën fikse të serialit.

Në serial ishin 100 episode, këtu m’u desh të përgatitesha më shumë me gjuhën sepse në film kisha më shumë lehtësira, më shumë kohë për të marrë e mësuar tekstin përmendësh, në serial nuk kishim kohë.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,000NdjekësitNdjek

Të Fundit