Në foton e Jasminës, këtë herë ky koment i Andit nuk pritej

Andi dhe Jasmina kishin shprehur një pëlqim për njëri tjetrin gjatë emisionit të dashurisë Përputhen.

Vazhduan me shumë takime e dukej si ishin në lidhje, mirëpo në fund ata nuk u përputhen.
Kështu deklaroi Andi i cili tha se nuk mund të vazhdojë më shumë me xhelozitë e Jasminës dhe nuk sheh përputhje mes të dyve, Jasmina reagoi e mërzitur për këto fjalë të Andit, shkruan infokosova.

Mirëpo më vonë në emision ata thanë se të dy do largoheshin mirëpo që të shohin a do të kenë përputhje larg kamerave në emision, e kjo ka mbetur me një kusht që pas një muajsh të shkojnë në emision e të tregojnë.

Së fundmi Jasmina postoi një fotografi, ndërsa pasi kishte kohë që munguan komentet e zakonshme të Andit ai duket se ka filluar prapë.

”Mire o ej, ca jan kta mrrola ma e mire je kur kesh” ishte komenti i Andit.

Ndërsa kishte edhe nga përcjellësit që e ironizuan Andin duke i thënë se është doktor pasi po e këshillon Jasminën./Infokosova/