Në fund të shtatëzënis, gruaja e Valdrinit mahnitë me trupin

Në muajt e fundit të pritjes së ëmbël, Edita, bashkëshortja e dizejnatorit Valdrin Sahiti ka marrë rrugë përtej oqeanit, atje ku do të lindë vajzën e dytë.

Bashkë me Bellën, javët e fundit janë pritje për zgjerimin e familjes.

Por, përpara se familja të rritet, momentet e bukura nga ky përjetim janë përjetësuar përmes një seti fotografik nga “Serene”, kompania e Nora Istrefit.

Nënë e bijë na marrin zemrën me shkrepjet e bukura të cilat do jenë një kujtim fantastik për të gjithë jetën.